Shkodër, 11 familje nxirren ngabanesat, përplasje me policinë
SHKODËR – Në lagjen “13 dhjetori” të Shkodrës, Përmbarimi është duke nxjerrë me forcë, 11 familje nga banesat e tyre. Mësohet se ka përplasje ndërmjet banorëve dhe forcave të rendit, që kanë ardhur për të mbështetur vendimin e gjykatës, e cila i jep të drejtë pronarit të tokës.
Korrespodenti i "A1 Report" bëri të ditur se para pak minutash, ka ardhur edhe një ambulancë, për të sëmurët, që nuk dëshirojnë të dalin nga shtëpitë. Në këtë zonë është parashikuar ndërtimi i një pallati shumëkatësh, tha ai, por banorët kanë refuzuar të lënë banesat sepse qeveria iu ka refuzuar dhënien e kredive për banesa të reja. Gjendja e tyre e vështirë ekonomike, papunësia, ka bërë që të mos i plotësojnë kushtet për të marrë një kredi me përqindje të ulët. Tashmë, ata janë përfundimisht të pastrehë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)