E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder 14 mije ha toke ne uje e 11 mije banore te evakuuar

Nga te dhenat me te fundit mesohet se deri me tani 14 mije hektare toke jane te permbytura nderkohe qe jane evakuuar ka arritur ne 11 mije persona.

Sipas Ministrise se Brendshme siperfaqja e tokes se permbytur rezulton ekzaktesisht 13 950 ha. Te rrethuara nga uji gjenden 4597 shtepi nderkohe jane te permbytura 2561 shtepi.

Nga zonat e permbytura jane evakuuar 2623 familje me 11023 persona. Ne qytetin e Shkodres gjashte lagje jane te izoluara nga uji dhe dhjetera fshatra ne rrethinat e tij.

Lagjet me te prekura jane lagjet Asajem Bahcallek Xhabije Salo Halili etj ku levizja behet vetem me varka. Banoret tashme kane vetem nje mundesi per te udhetuar dhe per te marre ushqime.

2010-12-05 0843

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›