E Shtunë, 31 Tetor 2026

uli Ju tregoj Adhamudhin e kohes sone

/ /

Pas suksesit te komedise Udhetimi pa vize i nje alieni sot ne Teatrin Aleksander Moisiu te Durresit ngjitet ne skene premiera e komedise Pas vdekjes nen regjine e Hervin ulit. Nje version i ri i komedise qe ve gishtin ne disa probleme aktuale. Nje nga keto eshte vete gjuha shqipe. Problematikat qe ajo shfaq sot shnderrimet barbarizmat... Por nuk eshte vetem gjuha qe perdorim cdo dite e qe albanologe e gjuhetare nuk rreshtin se debatuari mbi formulen e duhur te saj e hapur apo jo ndaj dialektizmave. shte edhe gjuha e politikaneve e vrazhde brutale qe te imponohet me force e cila jo vetem ne kete bote por edhe ne tjetren do te jete pjese e jetes se shqiptareve. Si nje dashuronjes i komedia dell arte uli ia ka pershtatur kesaj skeme duke futur shume elemente si maska karnavale etj. Por vete ajupi do te kishte qene dakord me kete zgjedhje duke qene se vete ai ka qene nje adhurues i Molierit. Regjisori premton shume te papritura ne kete veper ku nuk mjafton fjala por e gjithe qenia e aktoreve flet plastika e trupit mimika.. duke i dhene vepres karakter psiko-fizik. Nje nder te papriturat eshte kembimi i sekseve. Rolet e grave do ti luajne burrat dhe anasjelltas. Dhe kjo jo vetem sepse ne kohen e Molierit e te Shekspirit rolet e grave luheshin nga burrat por per te provuar te kunderten. Si mund te ndihet nje femer ne trupin e nje mashkulli Dhe ne kete rast doktor Adhamudhi i famshem eshte nje grua luajtur nga aktorja Sanije Hoti. Po fundja Adhamudhi eshte nje simbol. Pse jo edhe grua. Ky kembim sa psikologjik rezulton te jete po aq argetues dhe terheqes per publikun dhe aktoret. Por kesaj pjese nuk do ti mungoje edhe poezia. Krahas poezive te perzgjedhura nga ajupi do te kete edhe ca te tjera qe vete uli i ka pershtatur ne stilin e ajupit. Dhe te gjithe keta elemente vijne permes nje skenografie e kostumografie te realizuara nga Albana Rexha. Nje skene dhe kostume te pakohshme ku amalgamohen se bashku disa periudha qysh ne ate klasike te ciles i perket komedia dell arte tek fillimet e 900-es nuk do te mungojne edhe elementet nga e perditshmja. Por edhe ca nuanca mitike. Paruka e Adhamudhit do te na kujtoje pa dyshim Drakulen dhe elementi komik te shpeton nga dritherimat e horrorit. Nje rol te rendesishem do te luaje edhe grimi i aktoreve realizuar nga Barolli i cili do te theksoje edhe me shume konturet qe ka vendosur regjisori. Nje element qe nuk i jepet shume rendesi ne teatrin shqiptar por qe ndihmon shume ne konceptin regjisorial dhe ne impaktin qe ka tek aktori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›