E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 200 shtëpi nën ujë. Autoritetet apel për shpërngulje

UPDATE - Afro 200 shtëpi gjenden edhe sot nën pushtetin e ujit në fshatrat dhe rrethinat e Shkodrës. Si pasojë e përmbytjeve nga hapja e portave të hidrocentraleve dhe fryrja e Bunës janë të rrezikuara fshati Obot, në komunën Ana e Malit, si dhe disa fshatra të komunës Dajç. Po kështu nivel i shtuar uji vihet re edhe në disa lagje periferike të qytetit të Shkodrës, ku rrezikohen rreth 30 shtëpi. Banorët e tyre janë evakuuar duke u dërguar në hotel "Turizmi". Ndërkohë problematike mbetet situata nëpër fshatra. Banorët nuk pranojnë të evakuohen, pasi nuk duan të braktisin bagëtitë dhe pronat. Por autoritetet iu bëjnë apel këtyre banorëve që të lënë shtëpitë pasi situata mund të përkeqësohet. Për shkak të reshjeve.

Digat janë tejmbushur dhe po hapen portat e shkarkimit prej 3 ditësh në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës. Gjithashtu uji ka mbetur në sipërfaqe edhe për shkak të baticava të detit që kanë penguar derdhjen e lumit Buna në Adriatik.

Emergjencat civile, ushtria dhe policia janë të vetmet që hyjnë në fshatin Obot, ku tashmë kalohet vetem me varka. Ata kane derguar ushqime dhe medikamente per banoret e ketytre zonave qe nuk lene shtepite edhe pse situate eshte mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme.

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

2 janar

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura te vendit, ku prej sot janë vënë në gjendje gadishmërie forcat e ushtrisë e të policisë.

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë në ditët e para të vitit të ri.

Dhjetëra banesa janë përmbytur në Ishull Shëngjin, Tale dhe Fushë-Kuqe të Lezhës, ndërsa përmbytje ka patur edhe në Shkodër si dhe në zonën e bregdetit në Durrës.

Shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës, është bërë batica detare, ndërsa jane dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Emergjencave Civile bëjnë të ditur se nga ana e Prefekturës janë marrë masat për normalizimin e situatës.

Kreu i qeverise Berisha vizitoi zonat e përmbytura dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje për familjet e prekura.

Ndërkohë, gjendja paraqitet problematike edhe në qarkun e Shkodrës, ku mbi 100 shtëpi janë përmbytur dhe izoluar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Autoritetet lokale kanë mbledhur shtabin e emergjencës, që pritet të vendosë për evakuimin e banorëve të zonave më të rrezikuara si fshati Obot dhe komuna Ana e Malit.

Edhe në qarkun e Durrësit, shumë banesa në zonën e plazhit janë përmbytur gjatë ditëve të fundit.

Shkak është bërë bllokimi i nje kolektori, ndërsa drejtuesit e prefekturës bënë të ditur se shpejti do te kete nderhyrje ne zone duke prishur, sipas tyre, "ndertime mbi kolektorin e ujerave, me qëllim stabilizimin e situatës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›