E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, familja bllokohet mbi tunelin e Thirrës

MIRDITË - Aventura për të kaluar nëpër rrugën e vështirë sipër tunelit të mbyllur të Thirrë-Kalimashit e një familje 5 antarëshe desh ka shkaktuar një tragjedi të rëndë. Ata janë bllokuar në mesnatë nga dëbora e dëndur dhe trashësia afër 80 centimetër. Gjithçka ka ndodhur në mesnatën e mbrëmshme teksa familja Sinani nga Kukësi i është drejtuar këtij qyteti duke u nisur nga Tirana, por jo rrugës së vjetër, por nga autostrada Rrëshen-Thirrë dhe më pas për të kaluar përsipër tunelit nga Qafë Kumbulla nëpër një rrugë të vështirë, e cila pos terrenit të vështirë i shtohej dhe trashësia e madhe e dëborës.

Në automjetin tip fuoristradë gjendeshin kryefamiljari G. Sinani, me gruan dhe dy fëmijët 5 dhe 7 vjec, si dhe një qytetar tjetër po nga Kukësi. Të përpjetës së Thirrës makina ka mundur të ecë për disa kilometra por udhëtimi i mëtejshëm është bërë i pamundur dhe këta shtetas janë bllokuar totalisht në dëborë në mes të rrugës në mesnatë. Drejtuesi i automjetit G. Sinani ka formuar numrin e telefonit të policisë ku është përgjigjur komisariati i Policisë Mirditë, nga ku është nisur dhe një aksion shpëtimi nën drejtimin e shefit të këtij komisariati Agim Buçpapaj.

Grupi prej 5 policësh ka arritur në Thirrë të Fanit dhe ka kërkuar ndihmën e banorëve të atyshëm për të gjetur makinën nga ku ishte lëshuar sinjali SOS. Mark Marku, ish kryetar i kësaj komune, sëbashku dhe më tre banorë të tjerë dhe forcat e policisë kanë marrë rrugën në këmbë për t'u afruar tek vendi ku gjendeshin personat e bllokuar në Qafë Kumbull. Ata kanë gjetur në gjendje të rëndë personat e bllokuar në dëborë rreth orës 01.00 të natës, dhe sidomos fëmijët e vegjël, ndaj i kanë mbartur për kilometra të tëra për t'i shpënë në fshatin Thirrë tek familja e Mark Markut, ku u kanë dhënë dhe ndihmën e parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›