E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 75-vjeçari aksidentohet për vdekje, ikën shoferi

SHKODËR- Një 75-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor, në aksin Lezhë-Shkodër. 

Policia sqaron se viktima është shtetasi Abaz Alia 75-vjeç, ndërsa mësoheh se ai po udhëtonte nga Shëngjini me biçikletë.

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur në rrugë nga banorët e zonës rreth orës 02:00, të ditës së sotme, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar mjetin që ka shkaktuar aksidentin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›