Skënderbeu i pandalshëm, Tirana në vendin e tretë
TIRANE- Skënderbeu nuk ka njo hur ndalesë as në jav ën e 11-të, duke rikthyer avantazhin prej 4 pikësh në renditje me ndjekësen më të afërt, Teutën. Në pritje të përballjes direkte me Flamurtarit, në program të mërkurën, korçarët kanë arritur të marrin tri pikë në një prej fushave më të vështira të kampionatit. Ata fituan 2-1 në Krujë përballë Kastriotit, në një sfidë që mendohej si tejet e vështirë. Për kampionët e vendit ishte ndeshja e 11-të këtë sezon pa asnjë humbje, duke vendosur kështu një rekord. Javë pas jave, ekipi i Mirel Josës duket se është kthyer në i pandalshëm dhe duke marrë pikë edhe në ato fusha ku të tjerët janë ndalur. Takimi i djeshëm ka qenë vërtet i vështirë për korçarët, pasi polemikat e një viti më parë dukeshin ende të freskëta në memorjen e tifozëve. Kastrioti ka luftuar fort në fushë, duke kërkuar me çdo kusht të merrte rezultat, por miqtë nga Korça kanë qenë të aftë të administrojnë avantazhin. Ndeshja Skënderbeun u bë më e lehtë pas minutës së 6-të, kur kroati Tomiç arriti të gjente golin e avantazhit me një diagonale të bukur në zonë. Kastrioti ka qenë shumë i rrezikshëm në aksionet e tij, por në minutën e 70-të, Sebino Plaku shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për ekipin e tij. U duk gjithçka e mbyllur, por skuadra krutane arriti të shkurtonte shifrat në minutën e 76-të, duke bërë që Skënderbeu të vuante shumë në minutat e fundit. Gjithsesi, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Skënderbeu mori tri pikë të arta nga një fushë shumë e vështirë.
TIRANA
Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke treguar se tashmë ka dalë nga kriza. Përballë Apolonisë, bardheblutë kanë arritur të fitojnë 2-0, por edhe pse mund të duket një rezultat i pastër, gjërat në fushë nuk kanë qenë aq të lehta. Në pjesën e parë fierakët kanë krijuar disa mundësi të mira, sidomos me Ribajn, por pa mundur të finalizojnë, gjë që duket se u kushtoi edhe humbjen e radhës dhe shkëputjen nga zona e “mbijetesës”. Gilman Lika ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 63-të, duke realizuar me kokë pas një goditje këndi. Goli e çliroi Tiranën, e cila më pas ka patur shumë hapësira për të realizuar golin e dytë. 13 minuta para fundit ishte sulmuesi Mirel Çota ai që vulosi shifrat e kësaj sfide, duke nxjerrë në njëfarë mënyre 24 herë kampionët e vendit nga kriza. Fitorja e djeshme e ka ngjitur Tiranën në kuotën e 19 pikëve, duke i dhënë përkohësisht vendin e tretë. Bardheblutë ndodhen 5 pikë larg Skënderbeut kryesues, por korçarët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Flamurtarit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)