E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, AK: Dhurata e Berishës, 100 mashtrime

Ak në Shkodër

SHKODER- Aleanca Kuq e Zi ka zbritur sot në qytetin e Shkodrës, nga ku ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha  për mashtrim. Duke folur para të pranishmëve, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se kreu i qeverisë u ka bërë dhuratë shqiptarëve në këtë përvjetor, 100 mashtrime dhe 1 dhuratë grekëve, duke shtuar se AK nuk do të lejojë kërkimet për naftë të grekëve në ujrat shqiptare.

Spahiu ka numëruar disa nga premtimet e pambajtura të Kryeministrit, Berisha për 100 vjetorin e Pavarësisë, si ndërtimi i stadiumit të ri, ndërtimi i muzeut të Nënë Terezës apo deri tek ardhja e 40 kryeministrave dhe 70 ministrave të Jashtëm në  Shqipëri.

Spahiu e ka cilësuar Shkodrën si djepin e patriotizmit shqiptar, duke theksuar po ashtu se ky qytet është modeli jetesor i keqqeverisjes klienteliste të Partise Demokratike.

Aleanca Kuq e Zi po mban sot një takim me qytetarë dhe intelektualë të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›