E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në SHBA, Obama fiton edhe në Florida

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, numërimi i votave po shkon drejt përfundimit në Florida dhe rezultatet tregojnë se presidenti, Barack Obama ka fituar edhe atje.

Shteti ka kompletuar tabelën e votimit të shtunën dhe tha se Obama ka fituar 50 për qind të votave, ndërsa kandidati republikan, Mitt Romney 49.1 për qind. Vetëm 74 mijë vota i ndajnë të dy kandidatët.

Kështu votat e Kolegjit Zgjedhor shkojnë tek Obama duke i dhënë atij 332 vota elektorale, ndërsa, Romney mbtetet me 206.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›