Shkodër/ Aksidentohet për vdekje 77 vjeçari, u përplas nga një automjet
Martin Vushaj, 77 vjeç banor i fshatit Mali Kolaj në komunën Velipojë të rrethit Shkodër gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit, pasi u përplas nga një automjet Benz, i drejtuar nga Gjergj Gramshi, në aksin rrugor Velipojë-Shkodër. Vushaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit, 58 vjeçarin Gjergj Gramshi, nga fshati Suka- Dajç, Komuna Dajç. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vepren penale "shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen".