Grossruck: Zgjedhjet, më të mirat e bëra ndonjëherë

Zv/presidenti i asamblesë së OSBE, Wolfgang Grossruck është takuar me Kryeministrin Berisha , Kryeparlamentaren Topalli dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Grossruck u shpreh pas takimit me kreun e LSI-së Meta se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mira e bëra ndonjëherë nga Shqipëria. Sipas tij pati disa probleme por ai shtoi se OSBE-ja inkurajon forcat politike që së bashku të punojnë për të ardhmen e vendit. Ndërkohë Zv/presidenti i asamblesë së OSBE, Wolfgang Grossruck u shpreh raporti i OSBE-së për zgjedhjet do të dalë në mes ose në fund të shtatorit.