Shkodër, Beci: Pastrohet pas 50 vitesh përroi i Gorricës, zgjidhje përmbytjeve në zonë

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Përroi i Goricës në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër është në fazën përfundimtare të pastrimit të plotë.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci inspektoi nga afër punimet për pastrimin e këtij përroi.
“Ky përrua ka shkaktuar probleme dhe përmbytje në zonë për më shumë se 50 vite, por tani, në bashkëpunim me Bordin e Kullimit, po bëhet një ndërhyrje e thellë që do të zgjidhë përfundimisht këtë shqetësim dhe do të sjellë siguri për banorët e kësaj zone”, tha Beci.
Me pastrimin e përroit fermerët e zonës do të kenë gjithashtu mundësi për ujitjen e tokave të tyre bujqësore. Rehabilitimi i përrenjve dhe kanaleve kulluese ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit. 1 nga 4/k.s//r.e//a.f/