Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”, Izrael.
Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me Hareven me të cilin diskutoi për rritje të bashkëpunimit.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në ‘Sheba Medical Centre’, Izrael, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit shkencor, shkëmbimin e njohurive mjekësore, përmirësimin e protokolleve të trajtimit, transferimin e teknologjive të avancuara mes ekipeve tona shëndetësore”, tha Koçiu.
1 nga 3/k.s//r.e/a.f/