E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Berisha Gati bypass

Tani qe reshjet po mungojne ne Shkoder dhe qeveria thote se ka nen kontroll sistemimin e mbi 12 mije banoreve te evakuuar problemi emergjent eshte furnizimi i cdo familjeje me ushqime. UPDATE

Ne nje takim me Shtabin e Emergjences ne Shkoder kryeministri Berisha vecoi me rendesi te jashtezakonshme rrjetezimin ne qytet te furnizimit per cdo familje. Per te kete qellim bashkia e Shkodres ka kontratuar 35 varka perve atyre te ushtrise ne menyre qe banoret e izoluar ne qytet te shmangin pagesat per levizjet me varka. Por kryeministri kerkoi ndihmen e qytetareve te izoluar qe te ndihmojne autoritetet nepermjet nje organizimi me te mire.

Te ngrihemi ne lartesine e pergjegjesise qytetare pergjegjesia qytetare te detyron te mos mendosh vetem per vete pro edhe per tjetrin. Sepse eshte lenduese nese ushqimin e marrim vetem apartamentet e kateve te para te dyta dhe ata qe jane lart te mbeten pa asgje. Une u bej thirje banoreve te organizohen mbi baze pallati dhe vetem pallati dhe ne te furnizojme pa asnje lloj veshtiresie cdo familje me gjerat me te nevojshme tha Berisha.

Ne mbledhjen me Shtabin e Emergjences kryeministri Berisha detajoi perpjekjet emergjente per kapercimin e situates qe ai e cilesoi te rende por theksoi se shkaku kryesor i permbytjeve eshte fatkeqesia natyrore. Duke thene kete kryeministri Berisha tha se eshte jo realiste qe qeveria e tij brenda nje viti nga permbytja e shkuar te jepte zgjidhje afatmesme dhe afat gjata. Por zoti Berisha tha se disa projekte po vihen ne zbatim. Nje prej prej tyre eshte marreveshja e pritshme me palen malazeze per thellimin e lumit Buna por qe ne situaten emergjente do te kontraktohet vetem faza e pare e tij.

Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente dhe ato nuk jane te pakta. Sepse ajo kerkon jo vetem thellimin por edhe kanalin ne det se thellimi behet i pavlere. Keshtu qe sot perfundon besoj ujdia per fazen e pare te nderhyrjes ne Bune faze qe do filloje menjehere. Faza e pare do te kontraktohet ne perputhje me ligjin e emergjences. Faza e dyte dhe e trete me vone se ato jane investime shume te medha tha Berisha.

Pervec rindertimit te argjinaturave te cilat sic tha kreministri Berisha u nderprene tani per shkak te permbytjeve ne buxhetin e ri eshte parashikuar nje rruge pergjate liqenit me vlere 3.4 miliarde leke e cila do te sherbeje si argjinature dhe ne formen e bypass-it lidh Shkodren me Hanin e Hotit.

Ndertimi bypass do te filloje dhe do te jete nje nga veprat e para qe tenderohet me buxhetin e ri. Ne do bejme bypass dhe ai nis muajt e pare te vitit. Ka perfunduar projekti do behet argjinature rruge do jete si autostrade eshte nje gje shume e vecante tha Berisha.

Nga Shkodra kryeministri nuk shmangu edhe nje replike politike me opoziten e cila e akuzon se Shkodra u permbyt per shkak te keqqeverisjes.

Kam ndjekur edhe spekulimet te atyre qe mendojne se mund te fitojne kredibilitet politike duke vallezuar mbi fatkeqesine. Valle mbi fatkeqesine nuk hedh dot kush kurre sepse cdo komb i qyteteruar ka nje kod qe kete nuk e pranon. Ata te cilet perpiqen te krijojne kapital politik u them me mire sesa te merreni me kete qe nuk u sherben absolutisht perpiquni tu jepni nje ndihme qytetareve ne nevoje tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›