Shkodër/ Bie niveli i ujit, situata e përmirësuar

Në ditën e 13-të të përmbytjeve situata në qarkun e Shkodrës është përmirësuar. Në lagjet periferike të qytetit verior ka rënë niveli i ujit, ndërsa gjendja vazhdon problematike në komunat e Velipojës, Bushatit e Dajçit.
Uji ka filluar të tërhiqet, kjo edhe falë punës së ekipit maqedonas të cilët me anë të pompave kanë bërë të mundur heqjen e ujit. Edhe niveli i lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës ka shënuar rënie. Ndërkohë që probleme shënohen në Bushat e Velipojë pasi janë ende të bllokuara nga uji. Më këto zona transporti bëhet vetëm me varka.