E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Situata në HEC-e deri në 08:00

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka publikuar të dhënat për situatën në HEC- deri në orën 08:00. Fierza është në kuotën e 290.03 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.
Prurjet në Fierzë llogariten 400 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 550 metër kub në sekondë.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 171.00 metrave.
Prurjet në Koman janë 200 metër kub për sekondë. Ndërsa derdhjet e ujit janë 750metër kub për sekondë.

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.56 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 200 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 800 metër kub për sekondë.
METE ka njoftuar se KESH ka ulur ndjeshëm shkarkimet në kaskadë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›