Shkodër/ Deputetët e PS, homazhe për Lekë çukajn

Deputetë të Partisë Socialiste kanë zhvilluar sot homazhe në familjen ish-deputetit të PS-së, Lekë çukaj në Shkodër. Gramoz Ruçi, Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vlerësuar lart figurën e ish-deputetit çukaj.
Lekë çukaj humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Homazhet po zhvillohen në prefekturën e Shkodrës.