Shkodër/ Dyfishohen frekuencat e pastrimit në sezonin veror. Gjoba për biznese dhe qytetarë

Këtë sezon frekuencat e pastrimit në Shkodër dhe rrethina janë shtuar. Nga dy herë në javë, nga njësitë administrative tashmë është kërkuar që frekuenca të jetë 3–4 , ndërsa Velipoja pastrohet 4 herë në ditë.
Përgjegjësja e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër, Ina Xhakoni, tha se “sfidë për Bashkinë Shkodër mbeten hot-spotet”.
Po ashtu ajo tha se disiplinimi i bizneseve për orarin e nxjerrjes së mbetjeve mbetet i vështirë.
Fasoneritë duhet të kryejnë pastrimin me operatorë të tretë, pasi landfilli në Bushat nuk i pranon këto mbetje.
Krahas frekuencave këtë sezon është rritur me të paktën 20% edhe pesha e transportit të mbetjeve.
Hartimi i rregullores së re pritet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare çështjen e pastrimit në Shkodër.
Krahas penaliteteve që janë ndërmarrë gjatë këtyre javëve për bizneset, në Shkodër, në disa raste ka nisur aplikimi i gjobave edhe për qytetarët.
Gazetar: Marjo Merhori
/RTSH/