E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër: Meshë për nder të Nënë Terezës

Shkodër, 26 gusht - Në katedralen “Nënë Tereza”, në bashkinë e Vaut të Dejës, është zhvilluar sot një meshë për nder të 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare, Nënë Tereza.
Kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë e parlamentit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.
“Në një shekull askush nuk i dha më shumë nder qytetarëve të kësaj bote sesa shenjtorja e dhimbshurisë”, tha Berisha në fjalën e tij.
Mesha u celebrua nga nunci apostolik i akredituar në Shqipëri nga Vatikani, Ramiro Moliner Ingles.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›