Ambasadori i BE-së në Tiranë përfundon mandatin

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin Helmuth Lohan, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori Lohan e falënderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer midis delegacionit të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare, e në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e drejtpërdrejta të frytshme dhe miqësore me kryeministrin.
Ambasadori Lohan shprehu kënaqësinë që kish qenë dëshmitar i ndryshimeve të mëdha të Shqipërisë gjatë viteve të mandatit të tij. Kryeministri Berisha falënderoi ambasadorin Lohan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vlerësoi lart rolin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në proceset integruese të cilat kanë transformuar dhe modernizuar vendin.
Kryeministri theksoi se vitet gjatë të cilave ambasadori Lohan dha kontributin e tij të çmuar kanë shënuar momente shumë të rëndësishme, përfshirë zbatimin me sukses të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidatit, dërgimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian dhe kthimin e përgjigjeve nga qeveria shqiptare, si dhe vendimet e marra nga Bashkimin Evropian në procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Kryeministri Berisha theksoi se transparenca në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis qeverisë dhe Komisionit ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe se ai dhe qeveria shqiptare i kishin transformuar sugjerimet dhe vërejtjet e Bashkimit Evropian në prioritete të punës në procesin e reformimit dhe modernizimit të vendit.
Berisha ritheksoi se procesi i integrimit, si një prioritet i qeverisë, është i bazuar tërësisht në meritë dhe arritje. Kryeministri vlerësoi rezolutën e Bashkimit Evropian mbi situatën politike dhe zgjidhjen e saj duke shprehur gatishmërinë për zbatimin e kësaj rezolute në bashkëpunim të plote me opozitën. Ai u shpreh se ekzistojnë hapësira shumë të mira në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët të problemeve, në mënyrë që të sigurohet arritja e plotë e standardeve në zgjedhjet e ardhshme.