Bumçi : OSBE i bën thirrje PS-së të hyjë në Kuvend

Deklarata e presidentit të OSBE-së, Soares ka përplasur edhe njëherë maxhorancën dhe opozitën, për çështjen e hetimit të zgjedhjeve parlamentare. Nga selia e PS-së sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare Arta Dade ka akuzuar maxhorancën se po keqinterpreton deklaratën e kreut të OSBE-së. Ndërkohë që nga selia e Kuvendit e njëjta akuzë i është drejtuar socialistëve nga deputeti demokrat Aldo Bumçi.
"Jam para jush për të garantuar presidentin Soares dhe AP te OSBE-se, se PD është e gatshme të përmirësojë së bashku me opozitën të gjitha rekomandimet e OSBE për zgjedhjet, se do të shqyrtojë të gjitha pretendimet e opozitës të bazuar në fakte dhe prova dhe jo në shpifje", tha Bumçi.
Ai theksoi se deri më sot Zoti Rama nuk ka paraqitur asnjë provë të vetme në lidhje me akuzat e tij.
"Presidenti Soares u bën thirrje të përsëritura deputetëve që të zënë vendet e tyre në Parlament dhe të pranojnë mandatin e tyre si parlamentarë", tha Bumçi.