E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës  03:45 në lagjen “Tomë Kola”.

Lënda është hedhur në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›