Shkoder Vuksani Polica te marri masa ndryshe vetegjyqesi
Shkoder - Zef Vuksani i plagosur dy dite me pare ka folur publikisht per ngjarjen qe shkaktoi plagosjen e tij. Vuksani eshte shprehur se eshte qelluar me arme nga kandidati i Partise Demokratike per Komunen Shale Dede Tonaj. I plagosuri ka kercenuar se do te beje vetegjyqesi nese Tonaj nuk arrestohet. Policia te marre masa per arrestimin e tij jam plagosur nga Dede Tonaj tha Vuksani. Zef Vuksani eshte kusheriri i kandidatit te PS-se Bal Vuksani per kryetar komune ne Shale. Tensioni elektoral duket se eshte rikthyer ne ato zona ku zgjedhjet do te perseriten sic eshte edhe rasti per komunen Shale.