E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet një 25-vjeçar

Në pranga përfundoi Pashk Zef Marku, 25-vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” të qytetit Shkodër.

Ndalimi i tij u bë, pasi pas hetimeve të bëra rezultoi  se ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur të shtunën, ku është qëlluar me armë zjarri, nga rruga, banesa e shtetasit T. V., në lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër, pa shkaktuar dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Në lidhje me këtë ngjarje u bë dhe sekuestrimi i mjetit tip Fjat Uno, në pronësi të shtetasit Pashk Marku, mjet ky i cili është përdorur për të qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës në fjalë.  Sa më sipër u kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet, në ngarkim të të ndaluarit,  iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”./Start/
                                    

                                                                                             2012-08-21 09:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›