PD: Rritja e pagave, falë administratës sonë

Kështu deklaroi të hënën zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli, e cila duke iu referuar vendimit të Qeverisë së datës 16 Gusht, tha se me këtë rritje “realizohet pikë për pikë premtimi i Qeverisë për pagat dhe pensionet”.
“Konkretisht, mbi bazën e kësaj rritje, paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm, që në vitin 2005 ka qenë 26.831 lekë, në vitin 2012 bëhet 59.235 lekë, pra ka një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005”, deklaroi zëdhënësja.
-Paga mesatare e arsimtarit në arsimin 9-vjeçar, që në vitin 2005 ka qenë 22.771 lekë, në vitin 2012 bëhet 50.563 lekë, me një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005.
-Paga mesatare e mjekut, që në vitin 2005 ka qenë 22.683 lekë, në vitin 2012 bëhet 58.098 lekë, me një rritje prej rreth 2.6 herë krahasuar me vitin 2005.
-Paga mesatare e infermierit, që në vitin 2005 ka qenë 15.044 lekë, në vitin 2012 bëhet 35.618 lekë, një rritje prej rreth 2.4 herë krahasuar me vitin 2005.
-Paga mesatare e punonjësve të policisë, që në vitin 2005 ka qenë 30.655 lekë, në vitin 2012 bëhet 55.944 lekë, pra ka një rritje prej rreth 1.8 herë krahasuar me vitin 2005.
-Paga mesatare e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore, që në vitin 2005 ka qenë 22.554 lekë, në vitin 2012 bëhet 35.122 lekë, me një rritje prej rreth 1.6 herë krahasuar me vitin 2005.
Ndërsa raporti i pagës së arsimtarit të arsimit 9 vjeçar me pagën e kryeministrit që në vitin 2005 ka qenë 1 me 8.6, në vitin 2012 është vetëm 1 me 4.5.
Raporti i pagës së infermierit me pagën e kryeministrit, që në vitin 2005 ka qenë 1 me 13, në vitin 2012 është 1 me 6.4 dhe raporti i pagës mesatare me pagën e kryeministrit që në vitin 2005 ka qenë 1 me 7.1 në vitin 2012 është 1 me 4.6 dhe në të gjitha këto raste raporti është i përgjysmuar.
Sipas zëdhënëses së kryeministrit rritja e rrogave mbi bazën e këtij vendimi, është rezultat direkt i performancës ekonomike të vendit dhe është bërë tërësisht bazuar në të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tatimet.
Si rrjedhojë e kësaj performance ekonomike, që nga viti 2006 deri më sot qeveria nuk ka marrë asnjë qindarkë borxh për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndërsa me këtë rritje Shqipëria bëhet vendi me rritjen më të shpejtë të rrogave dhe pensioneve në Evropë, përfundoi deklaratën e saj për mediat zëdhënësja Mëhilli./Start/
2012-08-20 16:48