E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, atentat biznesmenit tëndërtimit, Besnik Fagaj

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ U qëllua me 4 plumba SHKODËR - Një biznesmen në fushën e ndërtimit është qëlluar me 4 plumba teksa po futej në banesë, në lagjen Zdrale të Shkodrës.

Besnik Fanga, 45- vjeç ka qënë duke u futur në banesë në orët e para të mëngjesit të sotëm (e premte 19 prill)  kur është qëlluar disa herë me pistoletë nga një person brenda një automjeti i cili është larguar me shpejtësi pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 kur bizenesmeni ka qenë duke u kthyer në shtëpi dhe pasi kishte parkuar makinën një automjet i është afruar, është ndaluar në mes të rrugës ndërsa ai ka qenë duke ecur për të hyrë në apartament, kur nga automjeti i ndaluar ka dalë një person dhe ka qëlluar me pistoletë TT në drejtim të tij.

Për pasojë biznesmeni është plagosur rëndë me 4 plumba, ndërsa autori i krimit, i cili ka qenë i ndihmuar edhe nga një tjetër person që drejtonte automjetin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

45 VJECARI U QELLUA ME 4 PLUMBA
Biznesmenit të plagosur i kanë ardhur në ndihmë rojet private që gjendeshin aty pranë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale
dhe më pas është dërguar në reanimacion.

Sipas bluzave të bardha gjendja e të plagosurit është mjaft e rëndë pasi 4 plumbat e marrë i kanë prekur disa organe në trup. Nga ana tjetër në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë mbledhur provat e krimit. Nga këqyrja e vendit janë konstatuar 6 gëzhoja pistolete TT, të cilat i përkasin armës së autorit të krimit.

MERREN NE PYETJE DESHMITARE
Gjithashtu blutë kanë marrë në pyetje edhe rojën e objektit ku banonte biznesmeni për ta pyetur nëse ka parë atentatorin apo ndonjë lëvizje të dyshimtë gjatë kësaj ore përpara blloqeve të pallateve ku ndodhi ngjarja. Nga ana tjetër efektivët e policisë pritet të marrin edhe filmimet e kamerave të sigurisë të disa objekteve që gjenden pranë vendit të ngjarjes, për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›