Shkodër, banorët mbeten pa ushqime
Ndërprerja e reshjeve të dëborës në qarkun e Shkodrës ka krijuar mundësi që mjetet e angazhuara të punojnë për zhbllokimin e rrugëve. Por situata vazhdon të jetë e rëndë dhe problematike pasi era e fortë e risjell dëborën në rrugë edhe kur ajo pastrohet. Në rrethin e Shkodrës vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët drejt Dukagjinit ndërsa të martën ishte planifikuar dërgimi i ushqimeve në Shalë, Shosh, Kelmend, Shllak, Temal por kushtet atmosferike janë të përshtatshme për të bërë fluturime dhe ato kanë dështuar.
Në aksin rrugor Shkodër-Koman ,segmenti Qafa Laç-Koman është i vështirë për tu kaluar pasi dëbora ka ngrirë dhe ndonëse rruga është e hapur, mjetet duhet të lëvizin ngadalë dhe me zinxhirë. Banorët e fshatit Karmë që ndodhet në këtë segment shprehen se kanë probleme me energjinë elektrike ndërsa rruga dhe pasi bëhet e kalueshme,bllokohet përsëri nga erërat e forta që sjellin dëborën në të.
Rruga prej 60 km që në kohë normale me makinë bëhet për 1 orë, tani bëhet për 4- 5 orë. Këtë e pohojnë dhe punonjësit e hidrocentralit të Komanit që transportohen çdo ditë me furgon drejt vendit të punës në turnet përkatëse.
Inxhinjeri Bernardin Deja pohon se rruga deri në Koman është e vështirë, ecët ngadalë dhe me një kalim,makinat nuk kanë mundësi të ndërrohen. Udhëtimi që zakonisht bëhet për 1 orë ,tani bëhet për 4 deri 5 orë. Në Shalë të Dukagjinit, sipas nënkryetarit të komunës Pal Shytani, ka probleme për furnizimin me ushqime pasi rezervat kanë mbaruar si dhe që nga dita e hënë nuk ka energji elektrike pasi orteku ka dëmtuar shtylla e tela.
Në Pukë vazhdojnë të jenë të bllokuara akset Qafë Mali- Qafë Shllak,Qafë Mali-Fierze,Pukë Fushë Arrëz,Kryqëzim Hadroj- Gjegjan- Qafë Benë, Fushë Arrëz- Puke e hapur deri ne Rrape pastaj e pa kalueshme, deri ne Kryezi e hapur pastaj deri ne Iballe e bllokuar. Në rrethin e Pukës po punohet në dy qendrat e bashkive për heqjen e borës nga çatitë e shtëpive nga komuniteti në bashkëpunim me strukturat e PMNZSH, ndërsa ka probleme në këto dy qendra për furnizim me ujë për shkak të ngrirjes së tubave të ujit.
Sipas drejtorit të rrugëve nacionale Nesti Kiri, në Pukë punojnë 5 fadroma ndërsa 7 borëpastruese e kanë të pamundur të funksionojnë për shkak të trashësisë së dëborës. Probleme të furnizimit me energji ka patur ne:komunën Iballe, fshatrat Iballë, Mertur, Levosh,komunën Gjegjan, fshatrat Raskushen, Dom, komunën Rrape, fshatrat Rrape dhe Bohot, komunën Qerret fshatrat Kaftall dhe Tejkodër.
Mungesa në ushqime janë shfaqur ne komunën Fierzë për 10 familje, pasi edhe pakot ushqimore të planëzuara për ketë komune nuk janë tërhequr nga drejtuesit e saj. Në Pukë punojnë 5 fadroma për hapjen e rrugëve,ndërsa 7 borëpastruese janë jashtë funksionit pasi trashësia e madhe e dëborës nuk i lejon të punojnë. Nga helikopterët e Forcave të Armatosura janë transportuar katër persona të bllokuar në Mzi, Komuna Fierzë, një grua e sëmurë nga Vermoshi dhe një në Rrape.
Sipas nënkryetarit të komunës Këlemend në Malësi të Madhe, Nikollë Qosja ,një traktor me zinxhir i siguruar nga komuna po përpiqet të bëjë të kalueshme rrugën nga Tamara në Vukël, ndërsa një fadromë po punon drejt Selcës. Një traktor me zinxhirë që ndodhet në Vermosh nuk ka mundur të bëjë transportin e një gruaje të sëmurë deri tek pika doganore e Gërçarit dhe ajo është transportuar me helikopter në Tiranë.
Anila Dushi
