E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder burg per vrasesin e pronarit

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Fatjon Haxhani nga fshati Kosmaç për vrasjen e Luan Sulejmani. Fatjon Haxhani para trupit gjykues i cili kryesohej nga gjykatës Besart Kaçkini ka pranuar krimin, duke deklaruar se ka qenë moment nervozizmi pas debatit me viktimen. Ndërsa ka shfaqur edhe pendesen për vrasjen e 39 vjecarit, si dhe i ka kërkuar falje familjes. Avokati mbrojtës i ka kërkuar trupit gjykues të vendos për masën e sigurisë me të zbutur, ndërsa prokurorja e cështjes Françeska Lekani ka kërkuar masen e sigurisë arrest me burg. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kosmaç të Komunës Bushat të Rrethit Shkodër, në lokalin e viktimës 39 vjecarit Luan Sulejmani pasi ky I fundit ka dashur ta mbyll lokalin duke I kërkuar Fatjon Haxhanit të largohet, cka ka ndeshur në kundërshtimin e tij. Fatjon Haxhani është larguar për t’u rikthyer pas pak minutash me një armë zjarri automatic me qëllim ekzekutimin e 39 vjecarit Luan Sulejmanit. Fatjon Haxhani ka qenë i dënuar me parë për armëmbajtje pa leje, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “ Vrasjes me dashje” dhe e” Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve ushtarake”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›