E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder del Buna nga shtrati permbytje te reja

SHKODER-Ndersa uji i reshjeve te nje jave me pare nuk eshte terhequr mire nga fushat e Shkodres permbytje te reja trokasin serish ne zonat e qytetit.
Reshjet e shiut te rena me intensitet dhe shkarkimet e diteve te fundit nga hidrocentrali i Vaut te Dejes sollen tejfryrjen e lumit Buna duke shkaktuar daljne nga shtrati.
Si pasoje sot paradite ne hyrje te Shkodres tek Pedonalja ka patur veshtiresi te medha per qarkullim si pasoje e ujit qe ka pushtuar zonen.
Nderkohe permbytjet vazhdojne ne fshatin Obot te komunes Ana e Malit komuna Dajc zona keto ku nga mbremja e se henes ndodhen nen uje dhe te izoluara.

Situata e permbytjeve ne Shkoder vazhdon prej mese nje muaji menjehere pas nisjes se shirave te stines se Vjeshtes.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›