E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-politikes Kompromisi eshte force dhe jo dobesi

Ne nje takim te organizuar me rastin e festave te Nentorit kreu i Shtetit u shpreh se Shqiperia tashme ndodhet ne nje moment te rendesishem pas vendimit per heqjen e vizave te cilat deshmojne sipas tij seriozitetin e reformave politike dhe ekonomike qe vendi yne ka kryer gjate ketyre njezet viteve.

Sublimiteti i kesaj dite dhe kujtimi i atyre atdhetareve te cilet kontribuan per te na rikujtojne nje mesim te madh te historise Shqiperia dhe shqiptaret i kane zgjidhur ceshtjet e tyre themelore sa here palet i kane lene menjane interesat personale klanore apo edhe politike. Kompromisi ne respekt dhe ne sherbim te ligjit eshte force dhe jo dobesi. Dialogu eshte zgjidhja e vetme e problemeve eshte shprehur ai.

Sipas Topit logjika e perfshirjes dhe jo e perjashtimit eshte baza e suksesit dhe parimi themelor i pluralizmit. Eshte koha qe keto mesime te historise jo vetem tones por edhe te te gjitha vendeve te zhvilluara demokratike te pervetesohen nga te gjitha aktoret e politikes dhe te jetes publike shqiptare Do te uroja qe ne jeten parlamentare e cila eshte misherim i vete demokracise qeveria dhe opozita nepermjet debatit dhe kundervenies e argumentimit te alternativave te frytshme te gjejne vullnetin per te miratuar ligje ne interes te qytetareve te vendit e te proceseve integruese vijoi.

2010-11-29 1432

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›