Shkoder digjet banesa deme materiale

Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, bëri të ditur Policia e Shtetit.
Zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, përfshiu banesën e ndodhur në lagjen Dërgut. Zjarrëfikëset mbërritën në vendngjarje dhe kanë vendosur nën kontroll flakët. Për fat të mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, me banesën që është shkrumbuar pothuajse tërësisht. / Top Channel