E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vrasje per pronen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vukatan të Shkodrës, ku si pasojë e një konflikti me armë, 1 person ka vdekur dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se viktima është Gjin Murri, 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Çesk, Aleksandër, Nik dhe Gegë Murri. Sipas Policisë, personat, të cilët janë kushërinj mes tyre, kanë shkëmbyer zjarr për shkak të një konflikti prone, që kishin familjet e Sokol dhe Mark Murrit. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta police kanë mbërritur në fshatin Vukatan, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave VrasjeKonflikt me armë për pronën, 1 rëndëKrimi trondit Kombinatin Greqi, vriten dy të arratisurit shqiptarë të ngjarjes. Mësohet se në vendngjarje është gjetur një armë zjarri automatik dhe 25 gëzhoja. Ndërkaq, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po mbajnë në mbrojtje dy banesat e familjeve të përfshira në konflikt. Gjithashtu, mësohet se në polici janë shoqëruar 5 persona, të cilët kanë dijeni për ngjarjen. / Top ChannelVrasje
Konflikt me armë për pronën, 1 rëndë
Krimi trondit Kombinatin
Greqi, vriten dy të arratisurit shqiptarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›