Shkodër, dita II e mbledhjes së ‘qeverisë Rama': Punë të ndershme e të palodhur!

SHKODËR- Ka përfunduar rreth ores 13:25 dita e dytë e mbledhjes së ‘qeverisë’ Rama në qytetin e Shkodrës. Vetë Rama, por edhe ministrat e kabinetit mësohet se kanë lënë ambientet e Hotel ‘Koloseu’ në Shkoder, për t'ju drejtuar Tiranës, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë për diskutimet që edhe sot zgjatën 4 orë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama e cilëson kabinetin e ri, "Një skuadër të gatshme për të merituar besimin".
Edhe kjo mbledhje u mbajt me dyer të mbyllura. Burime të News 24 konfirmojnë se në fokus të bisedimeve ka qënë çështja e financave dhe e buxhetit të shtetit.
Në përfundim të mbledhjes, Rama ka shkruar sërish në Twitter, por këtë herë nuk ka komentuar mbledhjen me kabinetin e tij. Rama deklaron se në rrugët e Shkodrës ka gjetur besimin e qytetarëve, ndërsa shton se këtë besim do t’ua kthejë me punë të ndershme dhe të palodhur.
Ai shkruan “I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t'ua kthej me punë të ndershme e të palodhur për ta”.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së re janë qartësuar piketat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se katër orë, kreu i ardhshëm i ekzekutivit, Rama, nëpërmjet rrjetit social 'Twitter', bëri të ditur se rezultati i saj ishte: “piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit.
ZHVILLIMET E DITËS SË PARE TË MBLEDHJES
'QEVERIA' RAMA 4 ORË MBLEDHJE, MINISTRAT I JAPIN 'OK' PROGRAMIT TË 100 DITËVE
Ka përfunduar pas 4 orësh mbledhja e kabinetit të ri qeveritar, të kryesuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Vendimi për mbajtjen e mbledhjes në Shkodër u bë i ditur nga Rama pasditen e së dielës, ndërsa më herët ishte parashikuar edhe Durrësi si një tjetër qytet ku mund të zhvillohej takimi. Edhe kjo mbledhje, ashtu si ajo e Vlorës, pritet të zgjasë 2 ditë.
Vetë Rama raportohet të ketë mbërritur sot rreth ores 15:45 në qytetin e Shkodrës, ndërsa mbledhja e dytë informale e kabinetit të ri qeverisës nisi rreth orës 17:15. Ashtu sic u deklarua edhe më herët kjo ka që një mbledhje diskutimesh dhe jo vendimesh, ku mësohet se po i jepet dora e fundit programit të 100 ditëve të para të qeverisë së re, i cili pritet të votohet në seancën parlamentare të 9 shtatorit.
Pas mbledhjes nuk pati asnjë komunikim me mediat nga ana e përfaqësuesve të ekzekutivit të ri, për të hedhur dritë mbi takimin në fjalë. Mësohet se dita e dytë e mbledhjes pritet të nisë nesër rreth orës 09:30.
RAMA NË ‘TWITTER’: 300 DITËT E PARA DO TË PËRCAKTOJNË NATYRËN E QEVERISJES
Në orët e para të ditës së martë kreu i PS dhe njëkohësisht kryeministri i ri i vendit komentoi në rrjetin social ‘Twitter’ mbledhjen e dytë, jo zyrtare, të qeverisë së re.
Rama shkruajti se në Shkodër u vendosën piketa të qarta për 100 dhe 300 ditët e para të qeverisë së re. Gjithashtu po sipas kryeministrit të ri të vendit kjo periudhë kohore do të përcaktoi edhe natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënieve me njerëzit.
DETAJE NGA MBLEDHJA
Gazetarja e News 24, Eliona Kodra raporton nga Shkodra detajet nga mbledhja e nisur që prej orës 17:15 në ambientet e Hotel ‘Koloseu’ në Shkodër.
Sipas saj, mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që diskutimet të mbyllen rreth orës 21:00, e më pas ministrat e kabinetit pritet të darkojnë.
Po sipas saj, nuk është parashikuar asnjë takim i Ramës me kryebashkiakë apo kryekomunarë. Mbledhja pritet të rinisë nesër rreth ores 9:30-10:00 që pritet të zgjasë deri në mesditë.
Një fakt interesat është se kryeministri i ardhshëm Edi Rama pritet të kalojë natën në të njejtën dhomë ku Sali Berisha ka pushuar për disa orë gjatë takimit që ka pasur me gazetarët e qytetit të Shkodrës, në kohën e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Bëhet fjalë për dhomën 216 në Hotel ‘Koloseu’.
PROGRAMI
Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit të zgjedhur Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Ndërkohë që sipas gazetës “Panorama”, para dërgimit në Kuvend të programit të tij qeverisës, më 2 dhe 3 shtator Edi Rama bashkë me ministrat e tij do t’i japin “Ok” programit të 100 ditëve të para të qeverisjes.
Pasi kanë përcaktuar prioritetet e punës së tyre në çdo ministri, në një diskutim të hapur dyditor mes tyre, ministrat do të diskutojnë se cilat janë masat më të mira për të frenuar situatën aktuale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi etj.
Të gjithë ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e 10 ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune.
(e.m/m.a/a.k/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria e re, çfarë parashikon Kushtetuta? Qeveria “Berisha”, zv.ministrat shkarkohen këtë javë Berisha-Rama, s’ka ceremoni. Dorëzimet nga sekretari i përgjithshëm, Gjergj Lezhja Berisha: Mbledhja e Ramës në Durrës u anulua, nuk e financoi miliarderi 'Gjushi' Kuvendi i ri i Shqipërisë në prag të nisjes së punimeve Fate Velaj, këshilltari i kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore VIDEO: Rama mbledh sot ministrat, i japin “OK” programit të 100 ditëve VIDEO: Shkodër, dita II e mbledhjes së ‘qeverisë Rama': Punë të ndershme e të palodhur!