Vrasja e kryekomisarit Lamaj, pritet gjykimi për dy vëllezërit Jaku
TIRANË- Prokuroria shqiptare ka nisur një kërkesë gjykimi për dy vëllezërit Jak Jaku dhe Ndue Jaku, të cilët pritet të përballen me drejtësinë pas sekuestrimit të armëve luftarake dhe lëndës narkotike të gjetur në shtëpinë e tyre nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të këtij viti.
Jak dhe Ndue Jaku do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike dhe armëve luftarake.
Jak Jaku u arrestua në Greqi së bashku me biznesmenin Arben Frroku pas një urdhër-arresti ndërkombëtar pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj. Ai vazhdon të jetë i arrestuar në Selanik, në pritje të ekstradimit, ndërsa vëllai i tij Ndue Jaku është i arrestuar në Shqipëri.
Rrezikohet afati i hetimit
Më 24 korrik 2013, Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen edhe me dy muaj të hetimeve në lidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Organi i akuzës kërkoi zgjatje të afatit, me pretendimin se ende nuk ka marrë në pyetje të dyshuarit Arben Frroku dhe Jaka Jaku, të cilët u arrestuan në Greqi pas vrasjes. Afati i shtuar në korrik për hetimet përfundon më 24 shtator. Nëse biznesmeni nuk ekstradohet deri në datën 24 shtator, prokuroria shqiptare do të jetë e detyruar t’i japë një rrugëzgjidhje çështjes. Kjo pasi shtyrjet e deritanishme të afateve të hetimit janë bërë pikërisht për shkak të marrjes në pyetje të biznesmenit. Ai nuk mund të pyetet nga autoritetet shqiptare në lidhje me ngjarjen, për sa kohë nuk është ekstraduar në Tiranë për të qenë në dispozicion të hetimit.
Biznesmeni
Më 7 qershor 2013, Gjykata e Lartë në Greqi pranoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin në Shqipëri të biznesmenit Frroku. Me herët, kërkesa u gjykua nga Gjykata e Selanikut, e cila e kaloi dosjen për kompetencë në Gjykatën e Lartë. Aktualisht, biznesmeni është në gjendje “arresti me burg”, në zbatim të një vendimi të dhënë ndaj tij në mungesë nga Krimet e Rënda në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)