E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Nesër kufizime në disa zona të vendit, shkak punimet në rrjet

TIRANË- CEZ shpërndarje ka parlajmëruar kufizime në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Tiranës ditën e nesërme për shkak të punimeve në rrjet.

Mungesa e energjisë do të vijojë nga ora 9.00-15.00 dhe zonat e prekura do të jenë një pjesë e Kombinatit, komunës Vaqar dhe burgut Vaqar.

Kufizime energjie do të ketë në disa rrugë të Tiranës si në një pjesë të rrugës A.Vokshi, Rruga Babë Rexha, një pjesë e Rrugës Jordan Misja, pjesërisht Lapraka, Fusha e Aviacionit në të dy krahët, Konviktet e Ingjenierisë së Ndërtimit , Shkolla Ingjenierisë së Ndërtimit, Burgu 313 në Rrugën Jordan Misja.

Mungesë energjie elektrike do ketë edhe në Yzberisht, por dhe disa zona të Durrësit si në afërsi të Spitalit, në Komunën Gjepalaj, Xhafzotaj,Filanto, një pjesë e Rrashbullit, një pjesë e Radiostacionit etj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›