E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, granatë makinës sëefektivit të policisë së Pukës

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Makina pas shpërthimit SHKODER- Makina e efektivit të policisë së Pukës është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në lagjen Skënderbeg, në Shkodër. Ngjarja u mësuar rreth orës 11:00 ndërsa shpërthimi mund të ketë ndodhur herët në mëngjes.

Policia thotë se një makinë në ecje ka hedhur një granatë dore në drejtim të makinës private në pronësi të Pavlo Vuksanit, e cila ishte e parkuar në rrugë.

Policia ka marrë dëshminë e efektivit të policisë së Pukës. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale. Policia dyshon se pas veprimet fshihet qëllimi për t’i bërë presionin efektivit të policisë, informon korrespondenti ynë në Shkodër, Admir Agolli.

Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, të cilët pasi kanë hedhur granatën janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
(Foto: Makina e shperthyer e efektivit te policise)

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›