Gjimnazistet ankohen per mesimin pasdite
Gjimnazistet nuk e perballojne mesimin pasdite, per shkak se nuk kane kohe ne dispozicion per te mesuar per diten tjeter. “Te them te drejten, ne fillim u gezova qe e kisha pasdite, pasi mendova se nuk do te zgjohem heret, por kjo eshte pjesa me e keqe, pasi mua nuk me del koha qe te mesoj. Edhe pasdite ndihem e pergjumur dhe e shperqendruar”, tregon Artiola Kokunja, nxenese ne gjimnazin “Ismail Qemali”, ne Tirane. Edhe shoqja e saj Dorina, tregon se mesimi pasdite e lodh dhe per me teper e ka te veshtire kthimin ne darke ne shtepi. “Shyqyr qe ka zgjatur pak dita, sepse ne 18 e 40 kur mbarojme ne oren e fundit, te them te drejten ne fillim kisha frike te kthehesha vetem ne shtepi”, tregon Dorina. Jane jo pak por 10 gjimnaze ne Tirane, qe kryejne mesim me dy turne. Turni i dyte, sic jane mesuar ta quajne nxenesit mesimin e pasdites, fillon ne oren 13 e 30 dhe perfundon ne oren 18 e 35. Nxeneset tregojne se mesimi kryhet i rregullt dhe me te njejten kerkese llogarie. Sipas specialistes se sektorit ne Drejtorine e Arsimit ne Tirane, Anila Avdia, ne kryeqytet nga 23 shkolla te mesme, gjithsej 10 prej tyre kryejne mesimin me dy turne. Ndersa nga 64 shkolla 9-vjecare ne Tirane, 37 prej tyre, pra me shume se gjysma, kryejne mesimin me dy turne. Sipas Avdias, te pakten arsimi 9-vjecar eshte zhvilluar prej mese 50-60 vitesh, me dy turne. Nderkohe, qe arsimi i mesem eshte kthyer me dy turne vetem vitet e fundit per shkak te mbipopullimit te Tiranes. Nderkaq, specialisti i Ministrise se Arsimit Ndricim Mehmeti, ben te ditur se fatkeqesisht pushteti vendor nuk ka perfituar nga grantet e ministrise per ndertimin e shkollave te reja. “Ka dy probleme. I pari eshte qe ketu funksion me opinion qe ka shkolla elitare dhe te gjithe dynden tek keto gjimnaze dhe sigurisht qe prindi kerkon me te miren per femijen e tij. Pra, ka shkolla qe kane 20 nxenes per klase, por ka dhe shkolla te tilla, qe kane nga 45 nxenes per klase dhe sigurisht qe mesimi do te behet me turne. Problemi tjeter, eshte qe duke filluar nga fundi i vitit 2008, ne ua kemi dhene nen administrim godinat pushtetit lokal. Kemi patur grante qe kane pasur projektin me te mire per te bere rikonstruksion. Ka nje ngerc qe ka pushteti lokal ka me gjetjen e tokave etj, por une nuk dua te hyje ne nje polemike te tille. Por ne si ministri, kemi ristrukturuar dhe kemi ofruar te gjithe gamen e investimeve. Mirepo, eshte per te ardhur keq se shume grante nuk jane perdorur nga pushteti lokal dhe gjithcka eshte pritur nga institucioni yne”, eshte shprehur Mehmeti. Sipas tij ministria e arsimit ka ndertuar dhe rikonstruktuar rreth 300 shkolla ne vit. Ai ka bere te ditur se brenda nje plani 3-4 vjecar, pritet te zgjidhet ky problem. Nderkaq, bashkia e Tiranes ne planin urbanistik, ka planifikuar ndertimin e te pakten 1 gjimnazi ose shkolle te mesme ne cdo njesi bashkiake, si dhe ndertimin e 2 ose me shume shkollave 9-vjecare per cdo minibashki, cka pritet t’i jape zgjidhje ketij problemi. Aktualisht, Bashkia e Tiranes ka nisur rikonstruksionin e disa cerdheve ne kryeqytet.
Problematika
Specialisti i ministrise se Arsimit Ndricim Mehmeti, ben te ditur se pushteti vendor nuk eshte treguar kompetitiv ne perfitimin e granteve te ndryshme te vena ne dispozicion nga MASH, per ndertimin e shkollave te reja. “Ne si ministri, kemi ristrukturuar dhe kemi ofruar te gjithe gamen e investimeve. Mirepo eshte per te ardhur keq, se shume grante nuk jane perdorur nga pushteti lokal dhe gjithcka eshte pritur nga institucioni yne”, eshte shprehur Mehmeti.
Projekti i Bashkise Tirane, per ndertimin e shkollave
Njesia Bashkiake Nr. 1
1 shkolle te mesme
5 shkolla 9-vjecare
Njesia Bashkiake Nr. 2
1 shkolle te mesme
2 shkolla 9 – vjecare
Njesia Bashkiake Nr. 3
1 shkolle 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 4
1 shkolle te mesme
2 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 5
1 shkolle e mesme
2 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 6
1 shkolle e mesme
4 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 7
1 shkolle e mesme
3 shkollave 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 8
1 shkolle e mesme
3 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 9
1 shkolle e mesme
3 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 11
1 shkolle e mesme
3 shkolla 9-vjecare
Problematika
Specialisti i ministrise se Arsimit Ndricim Mehmeti, ben te ditur se pushteti vendor nuk eshte treguar kompetitiv ne perfitimin e granteve te ndryshme te vena ne dispozicion nga MASH, per ndertimin e shkollave te reja. “Ne si ministri, kemi ristrukturuar dhe kemi ofruar te gjithe gamen e investimeve. Mirepo eshte per te ardhur keq, se shume grante nuk jane perdorur nga pushteti lokal dhe gjithcka eshte pritur nga institucioni yne”, eshte shprehur Mehmeti.
Projekti i Bashkise Tirane, per ndertimin e shkollave
Njesia Bashkiake Nr. 1
1 shkolle te mesme
5 shkolla 9-vjecare
Njesia Bashkiake Nr. 2
1 shkolle te mesme
2 shkolla 9 – vjecare
Njesia Bashkiake Nr. 3
1 shkolle 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 4
1 shkolle te mesme
2 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 5
1 shkolle e mesme
2 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 6
1 shkolle e mesme
4 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 7
1 shkolle e mesme
3 shkollave 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 8
1 shkolle e mesme
3 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 9
1 shkolle e mesme
3 shkolla 9-vjecare
Njesia bashkiake Nr. 11
1 shkolle e mesme
3 shkolla 9-vjecare