E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, i kërkuari bie në prangat e policisë

Si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga efektivat e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, është bërë e mundur kapja e të kërkuarit Zamir Kotrri. 43 vjecari ishte shpallur person në kërkim pasi në vitin 2007 është dënuar për trafikim armësh. 

SHKODER- Si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga efektivat e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, është bërë e mundur kapja e të kërkuarit Zamir Kotrri.

43 vjecari, lindur e banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ishte shpallur person në kërkim pasi në vitin 2007, Gjykata e Lartë e Krimeve të Rënda ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të“Trafikimit të armëve dhe municineve luftarake”.

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se ka kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe të gjitha materialet mbi Zmir Kotrrin i janë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›