Mitingu i PS-së në Pukë “penalizon” mësuesit
Mësuesit që morën pjesë në takimin elektora me Ramenl dhe të gjithë ata arsimtarë që nuk u kanë vënë mungesa nxënësve që braktisën mësimin qysh pas orës së katërt, u është tërhequr vërejtje me paralajmërimin për largim nga puna
TIRANE-Mësuesit dhe nxënësit ne Puke janë ndëshkuar, pasi kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar takimit të kreut socialist, Edi Rama. Në 10 shkurt, kreu i PS-së organizoi në qytetin e largët verior takimin me rrjetin e vullnetarëve të zonës, por kjo la pasojat tek vullnetarët e rinj dhe mësuesit e tyre. Sic ben te ditur Gazeta Shqiptare, kreu i Drejtorisë Arsimore, pasi është njohur përmes medias mbi pjesëmarrjen e shumë mësuesve dhe nxënësve në këtë takim, që ai e ka cilësuar “elektoral”, ka thirrur në një mbledhje urgjente komisionin e Disiplinës. Mësuesit që morën pjesë në takimin elektoral dhe të gjithë ata arsimtarë që nuk u kanë vënë mungesa nxënësve që braktisën mësimin qysh pas orës së katërt, u është tërhequr vërejtje me paralajmërimin për largim nga puna. Drejtori i Drejtorisë Arsimore ka pranuar të përgjigjet për këtë fenomen, pas interesimit të “Gazeta Shqiptare”, duke thënë se “ajo çfarë ndodhi atë ditë ishte një mashtrim që iu bë nxënësve, në disa raste edhe nga vetë mësuesit. Për ne është e patolerueshme që në një shkollë të braktisin njëherësh mësimin për takime elektorale 10 klasa, ashtu siç ndodhi në shkollën “Sabah Sinani” të qytetit të Pukës”, - ka thënë Boci.Drejtori i Arsimit në Pukë nuk ka pranuar që të japë shifrën e mësuesve që u ndëshkuan për këtë fenomen, por burime nga komisioni i Disiplinës në DA bëjnë të ditur se janë më shumë se 30. Nga ana e tyre mësuesit që u kishin ikur nxënësit nga mësimi, janë shprehur se ky është një fenomen politik që shfaq vetë Drejtoria Arsimore, pasi nxënësit janë larguar nga mësimi pa lejen e tyre.
(d.b/BalkanWeb)