E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder i riu vdes nga elektriciteti

Një 23-vjeçar i quajtur Daniel Arra nga fshati Omaraj i rrethit Malësi e Madhe ishte zhdukur prej tre ditësh.

Dje në mbrëmje ai është gjetur i pajetë pranë kabinës elektrike të fshatit të tij. Sipas policisë, 23-vjeçari ka humbur jetën pas kontaktit me energjinë elektrike në transformator.

Trupi i viktimës është gjetur nga policia pas denoncimit të familjarëve të cilët kishin tre ditë që nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e djalit të tyre dhe kishin dalë në kërkim.

Ndërkohë policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe arsyet pse 23-vjeçari ndodhej tek transformatori i fshatit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›