E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapen 2 tonë kanabisdo kalonte në Malin e Zi

SHKODER- Një sasi prej 2 tonë kanabis sativa është sekuestruar në fshatin Pulaj të komunës Velipojë. Lënda narkotike u gjet pranë bregut të Bunës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Droga ishte lënë në breg dhe dyshohet se trafikantët do të bënin sot transportimin e drogës në anën tjetër të kufirit përmes një mjeti lundrues.

Policia është vënë në ndjeke të autorit (ëve). Mendohet se lënda narkotike është prodhuar në zonën e Shkrelit.

Sipas policisë ky është rasti i parë i trafikut të drogës nga Shkodra me destinacion drejt Malit të Zi nëpërmjet vijës bregdetare. Rrugët e zakonshme të trafikut të drogës drejt Malit të Zi janë ato nga Moriçani dhe Hani i Hotit.

vijon...

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›