Edhe koncerti i “Guns N’Roses” ne 3D
“Guns N’Roses” i jane bashkuar “U2”, Katy Perry-t dhe “Metallicas”, duke i shnderruar ne 3D, dymbedhjete paraqitjet e tyre ne Las Vegas, vitin e kaluar. Shfaqja e ketij filmi, sipas bendit, do te behet ne kinema e televizione dhe do te realizohet edhe ne DVD, ne fund te vitit. I quajtur “Appetite for Democracy”, filmi ne te cilin pasqyrohet koncerti i rock bendit legjendar, eshte realizuar ne tekniken tredimensionale nga kompania “Rock Fuel Media”. “Nuk eshte ndjenja e njejte sikur te jesh ne koncert, por eshte ndjenja e dyte me e mire”, ka thene redaktorja e “Screen Daily”, Wendy Mitchell. “Fakti se eshte ne 3D sjell shume me teper sesa nje filmim i thjeshte i nje koncerti”, ka shtuar ajo. “Eshte shume me teper sesa ajo qe ne kemi pare ose eksperimentuar ne ndonje eveniment, sidomos kur dihet se per ta pare duhet te shkojme ne kinema”, ka shtuar ajo. Koncertet e realizuara ne film jane bere te shpeshta dhe mund te jene me perfitime. Ne vitin 2008, kete e kishte bere grupi “U2”. Sipas Mitchell, gjithmone ka te interesuar per t’i pare keto. “Njerezit duan t’i shohin ata derisa e tundin skenen te djersitur edhe pse ne moshe me te vjeter. Shumica e fansave te tyre, jane rritur me ta, keshtu qe nuk eshte e thene te jene perfekt”, ka thene Mitchell.