E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, komisionerët e PD në KZAZ nr.2 nuk marrin në dorëzim materialet

SHKODER-E ndërsa pak orë na ndajnë nga nisja e votimit, vjen informacioni se Komisionerët e Partise Demokratike në KZAZ numër 2 në Shkodër nuk pranojnë të marrin në dorëzim materialet zgjedhore.

Sipas informacioneve, materialet zgjedhore i përkasin Komunës Shalë.
Komisionerët e PD deklarojnë se e kanë marrë këtë vendim si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, dhe nuk mund ti transportojnë ato.
Kreu i KZAZ nr. 2, Selami Smajli është shprehur se janë gjithsej 6 kuti që do të transportohen drejt Komunës Shalë përmes makinave të ushtrisë.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera KQZ: Shpërndahen materialet zgjedhore në 89 ZAZ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›