E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder parandalohet vrasja

Drejtoria e Policisë së qarkut të Shkodrës ka mundur të parandalojë planin e një vrasjeje në këtë qytet.

Operacioni “Kalaja 2” ka çuar në pranga 4 persona të cilëve ju kapën armë automatike kallashnikov, pushkë snapjer dhe një sasi e konsiderueshme tritoli.

Është kapur gjithashtu edhe një sasi prej 400 gramë kokaine.

Kjo e fundit ka qenë edhe shkaku i planit për vrasje.

Mes personave të përfshirë në ngjarje ka patur një prishje të pazareve të tregtisë së drogës.

Burime nga policia e Shkodrës pohuan për Top Channel se konflikti ka qenë mes shtetasit nga Lushnja, Kristian Gjyrgji student i Juridikut, në Universitetin e Shkodrës dhe vëllezërve Ajet e Sajmir Hoti, ku mes dy palëve ka nisur sherri pas prishjes se pazarit për çmimin dhe pastërtin e lëndës narkotike.

Pas marrjes së informacionit policia e Shkodrës në bashkëpunim edhe me repartin RENEA realizoi kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›