E Shtunë, 31 Tetor 2026

UGSH Terheqja nga tabulatet nje vendim i arsyes

Kreu i UGSH Aleksander ipa

Tirane 4 shkurt NOA 8211 Terheqja e komisionit parlamentar hetimor per ngjarjet e 21 Janarit nga kerkesa per tabulatet e telefonave te gazetareve eshte nje vendim i arsyes.

Keshtu u shpreh sot Unioni i Gazetareve Shqiptare permes nje deklarate te posacme duke pershendetur vendimin e pjestareve te mazhorances ne komisionin hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit 2011 per terheqje nga kerkesa per hetimin e tabulateve te telefonave personale te gazetareve Andi Bushati Sokol Balla Filip akuli e Mero Baze.

Kjo terheqje pas apeleve dhe reagimeve te shumta te ardhura nga komuniteti i gazetareve dhe organizata prestigjioze te gazetareve ne bote eshte nje rikthim ne arsyen e drejte per te mos cenuar te drejtat e gazetareve dhe sidomos lirine e mediave ne Shqiperi citon UGSH.

Duke perfunduar se Unioni i Gazetareve Shqiptare si organizata me e madhe dhe reaguesja e pare ndaj ketij precedenti te rrezikshem shpreh keqardhjen qe ky vendim i ardhur nga nje komision me perberje monopartiake cenoi rende imazhin e situates dhe gjendjes se lirise se mediave shqiptare ne bote duke e rikthyer Shqiperine ne vemendjen e organizatave tona simotra ne Europe dhe ne bote.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›