E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder pasojat e permbytjes

Nje banor rom ne Shkoder pretendon se ka humbur femijen e tij te pare per shkak te kushteve te shkaktuara nga permbytjet.

Cerciz Sinani dhe bashkeshortja e tij prisnin tu vinte ne jete femija e tyre por kjo nuk ka ndodhur. Ai thote se shkaktare per kete humbje eshte permbytja e baneses ne buze te lumit Buna.

Gruaja ka ndenjur atje ka marre te ftohte dhe femija ka vdekur. Kemi ndenjur ne uje kater dite. Gruaja eshte mire por femija ka ikur. Ishte ne bark i vdekur ka deklaruar Sinani.

Kete pretendim te tij e mbeshtesin edhe te afermit e cifitit. Duhet te nderhyje shteti te marre masa per punen e ketyre femijeve se ne nuk jemi njerez qe sna perfill njeri. Jemi njerez si te gjithe te tjeret ka deklaruar nje prej tyre.

Pjesetare te komunitetit rom i cili jeton buze lumit te Bunes prej dy ditesh eshte evakuar dhe eshte derguar ne ambjentet e ish-repartit ushtarak ne Renc.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›