Shkoder permbytet qyteti

Dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës ka përkeqësuar gjendjen gjatë natës, ndërsa uji vazhdon të “shtrijë territoret” e tij në Qarkun e Shkodrës.
Nga raportimet zyrtare mësohet se mëngjesit e së premtes ndodhet nën ujë pjesërisht qyteti i Shkodrës.
Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja. Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen në disa komuna pranë qytetit.
Kështu, shkarkimi i 2 400 metrave kub ujë në sekondë gjatë natës nga Vau i Dejës ka përkeqësuar gjendjen në komunën Ana e Malit. 1 800 hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa 161 shtëpi të izoluara në Obot.
Në fshatin Gorricë janë izoluar 19 shtëpi, në Murriçan 11 të tjera. Në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 hektarë, me 20 shtëpi të izoluara.
Në Bërdicë janë izoluar 500 hektarë, me një total prej 55 shtëpish të izoluara.
Gjendja kritike është edhe në Qarkun e Fierit. Lumi i Vjosës ka mbërritur nivelin kritik dhe po del nga shtrati i tij. Nën ujë janë komunat Hekal, Kut, Cakran dhe Frakull, ku dhjetëra familje të tjera janë të izoluara.
Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nenstacionin e Mirdites