E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjisori amerikan Xhon Blondell ne proces pune

Komedia romantike “Ëndrra e një nate vere” ka hyrë në proces prodhimi si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar me një regjisor që prej vitesh vë në skenat e Europës vepra të Shekspirit. Xhon Blondell tregon se po punohet për një spektakël që e vë theksin te erotika e dashurisë po edhe te një kuptim njerëzor i politikës

Dashnorët e rinj kanë lënë Athinën ku sundon Tezeu dhe po hidhen në pyll që është i bukur dhe i egër.
Takimi me botën e Oberonit, mbretit të zanave dhe hijeve ndodh në ëndrrën e një natë vere ku e para që çlirohet është erotika.

Në këtë drejtim John Blondell dhe trupa e aktorëve të Teatrit Kombëtar po kërkojnë kënaqësinë që buron nga komedia më romantike e Uilliam Shekspirit, premierë absolute e muajit maj.

Blondell vjen nga Kalifornia. Është profesor i teatrit në Ëestmont College, drejton prej vitit 2006, Festivalin e Shekspirit në Santa Barbara, një nga shtatë festivalet e këtij lloji në botë. Emri i tij tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Teatrit Kombëtar në Tiranë kur ai punoi vitin e kaluar “Henrit VI” në Maqedoni që u përfaqësua në Festivalin e Shekspirit në Londër.

Aktorët Klea Rondo, Holta Dako, Neritan Liçaj, Dritan Boriçi, Ervin Bejleri, Elia Zaharia, Forian Agalliu, Helidon Fino, kalojnë nga ushtrimet dhe koreografia e emocioneve te puna me tekstin, përkthim i Vedat Kokonës. Por ndërmjet regjisori kërkon të dijë çfarë kanë ndjerë. Rrëfimi i tyre ndihmon përfytyrimin vizual të regjisorit.

Blondell na jep një kuptim politik që ai e gjen dhe do ta ruajë në këtë prodhim shqiptar të komedisë, një kuptim individual njerëzor i politikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›