Shkodër, po hapte pus në shtëpi, vdes nga asfiksimi
Gjen vdekjen teksa ka qënë duke hapur një pus në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të rrethit të Shkodrës. Nga hetimet e para rezulton se viktima ka gjetur vdekjen nga asfiksimi në thellësi të pusit.
SHKODER- Gjen vdekjen teksa ka qënë duke hapur një pus në oborrin e shtëpisë së tij 44 vjecari Luigj Pepa, ndërsa një tjetër person që i ka ardhur në ndihmë është plagosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9 e 30 minuta, në fshatin Grudë e Re të rrethit të Shkodrës.
Pas njoftimit nga familjarët e 44 vjecarit Pepa, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor dhe nga veprimet e para, rezultoi se viktima ka qënë duke hapur një pus, në thellësi dhe për pasojë ka gjetur vdekjen nga asfiksimi.
Një tjetër person, kushëri i viktimës, 18 vjecari Kristjan V në përpjekje për ta nxjerrë nga thellësia e pusit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave të specializuara RENEA, të cilët pas rreth 45 minutave kanë nxjerrë trupin e pajetë te 44 vjecarit Pepa.
(e.n/BalkanWeb)