Fushata- Olldashi: Pesë-fish financimet në bujqësi
“Do të investojmë për bujqësinë 5 fishin e asaj që kemi investuar në 4 vitet e shkuara. Për sipërfaqe të mbjellë do tu paguajmë para në dorë fermerëve” ky ka qënë premtimi i kandidatit demokrat në Fier, Sokol Olldashi gjatë një takimi në Roskovec.
FIER- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Sokol Olldashi, gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Roskovecit premtoi 5-fishim të financimeve në bujqësi. Gjatë fjalës së tij Olldashi tha se në mandatin e dytë, qeveria demokratike do të 5 fishojë investimet për bujqësinë dhe do të shtojë prodhimin duke shtuar dy skema të reja subvencionimi.
“Do të investojmë për bujqësinë 5 fishin e asaj që kemi investuar në 4 vitet e shkuara. Do ta stimulojmë duke shtuar dy sfera të reja subvencionimi. Për sipërfaqe të mbjellë ne do tu paguajmë para në dorë të gjithë fermerëve për ti ndihmuar për naftën dhe për plehrat kimike” u shpreh Olldashi.
(e.n/News24/BalkanWeb)